Opozita në protestë, Rama në Berat: Tepsinë do ta çojmë për skrap

Shqipëria

Opozita në protestë, Rama në Berat: Tepsinë do ta çojmë për skrap

Më: 26 maj 2018 Në ora: 10:21
Edi Rama

Teksa në Tiranë pritet të nisë protesta e opozitës, kryeministri Edi Rama ndodhet në Berat ku foli për platformën e bashkëqeverisjes.

“Për tre minuta mund ta kesh platformën në celular ke gjithë qeverinë në të. Çdo ministër e ke në xhep nëse ke një problem konkret për të zgjidhur. Kemi pasur, dhe llogariteni qe janë rreth 1 mijë zgjidhje në muaj, ka shkuar në 9 mijë totali dhe duhet të rritet sepse ka plot njerëz që akoma ose nuk e dinë, ose nuk e beson. Ç’rëndësi ka nuk të kushton gjë, vetëm tre minuta. Edhe të rinjve që janë këtu do ti kërkoja ndihmë që të flasin me prindërit, gjyshit dhe gjyshet, dhe ti vihen në dispozicion me mbrokllat që kanë në xhep, që rrinë gjithë ditën në Facebook e Instagram e chate, dhe thuajini prindërve që atë mbrokllën e kanë dhe ata në dispozicion nëse kanë nodnjë problem dhe ndihmoni që problemin ta bëjnë me dije te platforma dhe ju siguroj që do marrin përgjigje brenda 10 ditësh”, tha Rama.

Ai tha se do të zbatohet projekti i kërkuar në Berat për bibliotekën e shkollës, por më pas shkolla “Babë Dudë Karbunara” do të rikonstruktohet.

Duke iu përgjigjur një qytetari i cili ishte larguar nga puna, sipas tij për arsye politike, Rama tha se nëse ka provë se ka qenë pikërisht kështu ai të hënën do të kthehet në punë. Rama tha se për socialistët njerëzit nuk janë të ndarë në të tyre dhe tanët, sepse “tepsinë do ta çojmë për skrap”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat