Opozita proteston, Rama poston fotot e një projekti spektakolar

Shqipëria

Opozita proteston, Rama poston fotot e një projekti spektakolar

Më: 26 maj 2018 Në ora: 09:34
Muzeu i Fëmijëve dhe Sallës së Sporteve për Fëmijë

Në këtë ditë proteste, kryeministri i vendit, Edi Rama nuk ka lënë pa përshëndetur ndjekësit e tij në Facebook.

Këtë mëngjes, Rama ka publikuar disa pamje nga Muzeu i Fëmijëve dhe Sallës së Sporteve për Fëmijë, në kantierin e Parkut Olimpik të Korçës.

Sipas tij, ky muze është një shëmbëlltyrë spektakolare e Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane!

MIRËMËNGJES  

dhe me këto pamje të mbrëmshme të Muzeut të Fëmijëve dhe Sallës së Sporteve për Fëmijët në kantierin e Parkut Olimpik të Korçës, një tjetër shëmbëlltyrë spektakolare e Programit Kombëtar të Rilindjes Urbane, ju uroj një fundjavë të bukur.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat