Lutje për sukses në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit

Shqipëria

Lutje për sukses në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit

Më: 26 maj 2018 Në ora: 09:04
Lutje për sukses

(E plotësuar) - Lutjet e Mëngjesit me temë “Duaje fqinjin tënd”, iu janë dedikuar edhe fazës finale të dialogut në mes Prishtinës dhe Beogradit, si një moment historik për të gjithë Ballkanin.

Lutjet e mëngjesit të që mbahen në kuadër të takimit të Evropës Juglindore, mblodhën në Tiranë deputetë të Kuvendit të Shqipërisë, ambasadorë, politikanë nga trojet shqiptare dhe vendet fqinje.

Në këtë ceremoni ka folur edhe kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, i cili tha është këtu në kryeqytetin shqiptar për të përçuar mesazhin e paqes, dashurisë dhe respektit ndaj njëri-tjetrit.

Veseli tha se fqinjësi duhet ta kenë të përbashkët sepse edhe jeta është e përbashkët.

Kryetari i Kuvendit tha se duhet të jenë pranë njëri-tjetrit në momentet kur kanë nevojë.

Veseli: Populli im fal dhe mendon për të ardhmen

“Populli im, Kosova në të kaluarën ka përjetuar gjëra të cilat nuk kanë qenë shumë të lehta. Populli im fal dhe mendon për të ardhmen, mendon për respektin edhe ndaj fqinjëve, mendon edhe për respektin e të gjithë atyre që vuajnë po aq sa popullim im vetëm dy dekada më herët. Besoj dhe shpresoj që fqinjët tanë do të na respektojnë ne ashtu siç duam t’i respektojmë ne ata, të jetojmë në paqe, me identitetet tona dhe me respekt ndaj njëri-tjetrit. Ballkani ynë, regjioni ka nevojë për paqe, respekt”, tha Veseli.

Ai tha se në momentin kur të arrihet që Ballkani ta kuptojë realitetin do të arrihet një prosperitet më i fuqishëm.

Veseli: Qytetarët tanë duhet të qëndrojnë në vendet e tyre

“Në momentin kur arrihet që Ballkani të kuptojë realitetin dhe respektin për njëri-tjetrin, të punojmë bashkërisht, në këtë mënyrë do të arrijmë që të kemi edhe një prosperitet shumë më të fuqishëm për qytetarët tanë në mënyrë që ata të jetojnë në vendet e tyre dhe të mos kërkojnë perspektivë duke u larguar nga vendi i tyre në vende të tjera. Kjo është ajoi që dëshirojë edhe sot që ky mëngjes ta përçojë si mesazh”, tha kryetari i Kuvendit.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta theksoi dashuria për fqinjin në këto kohë lehtësisht ose dhe padashje, mund të kthehet edhe në urrejtje për të, andaj është e domosdoshme që ai të njihet mirë, të pranohet ashtu siç është dhe të respektohet për atë që është dhe mbi këto baza të ndërtohet një marrëdhënie dashurie dhe respekti të ndërsjellë.

Meta: Lutje për sukses në dialogun midis Prishtinës dhe Beogradit

“Paqja dhe siguria janë sot evidente në këtë rajon, por ato janë pranë mundësive historike për të qenë të pakthyeshme ndaj ne në këto momente dhe sot lutemi për zgjidhjen e shpejtë të çështjes së emrit mes Maqedonisë dhe Greqisë, sepse kjo do të zhbllokonte procesin e anëtarësimit të Maqedonisë në NATO dhe do të përshpejtonte integrimin evropian jo vetëm të Maqedonisë, por edhe të gjithë rajonit tonë. Ndaj ne lutemi sot edhe për suksesin mjaft të dëshiruar e të shumëpritur të fazës finale të dialogut midis Prishtinës dhe Beogradit, pasi të dyja këto ngjarje pozitive, të cilat janë plotësisht të mundshme që të ndodhin sipas motos “Duaje fqinjin tënd!” padyshim që do të ishin një moment historik për të gjithë Ballkanin dhe për të gjithë rajonin tonë, por edhe për të gjithë kontinentin”, tha ai.

Kure, ish-Presidenti Bujar Nishani, tha se historia ka ditur të jetë nganjëherë e dhimbshme për disa nga vendet e regjionit, por historia mbetet mësuesi më i mirë.

Nishani: Shqiptarët model i tolerancës video

“Historia a ka mësuar se individët bëjnë progres dhe shoqëria pasurohet kur ato  kthejnë energjinë në harmoni dhe respekt për njeri tjetrin. Shqipëria dhe shqiptarët kanë qenë gjithmonë vendi dhe kombi që ka prezantuar më së miri modelin e tolerancës, mirëkuptimit dhe respektit dhe jo vetëm në religjion ku familjet kanë jetuar për shekuj në harmoni dhe në respekt për objektet e njëra tjetrës. Ata kanë ndarë në të kaluarën dhe ndajnë akoma festat më njëri tjetrin.....“Zhvillimi ynë, prosperiteti dhe siguria mbesin sfida, zhvillimi kulturor, transparenca dhe platformë e terrorizmit janë sfida kyçe me të cilat ne duhet të përballemi, përgjegjësia jonë është më e madhe, sepse është përgjegjësi edhe për të ardhëm e fëmijëve tanë, dhe është përgjegjësia që do ta rinovoj shoqërinë tonë”, tha ai.

Mëngjesi i Lutjeve, Meta lutet edhe për Kosovën

Në Tiranë ka nisur Mëngjesi i Lutjeve me përfaqësues nga e gjithë Europa.

Presidenti Ilir Meta tha se jemi të bekuar për frymën e bashkëjetesës mes besimeve fetare. “Lutemi për zgjidhjen e çështjes së emrit të Maqedonisë, lutemi për ecjen para të dialogut të Kosovës dhe Serbisë”, tha Meta.

Ai u shpreh se shqiptarët kontribuojnë për një rajon më bashkëpunues.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat