Protesta e PD/ Çfarë pritet të ndodhë sot në bulevard: “Dinamikën do e vendosin qytetarët”

Shqipëria

Protesta e PD/ Çfarë pritet të ndodhë sot në bulevard: “Dinamikën do e vendosin qytetarët”

Më: 26 maj 2018 Në ora: 08:52
Njoftimi për protestë

Opozita do të protestojë sot në orën 11:00 në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” për të kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Kreu i opozitës dhe aleatët e tij opozitarë u bënë thirrje shqiptarëve të bashkohen për të kërkuar largimin e ministrit të Brendshëm, 17 ditë pas denoncimit të parë që bënë nga selia blu për dosjen e vëllait të tij, të dënuar nga drejtësia italiane me 7 vjet e dy muaj heqje lirie.

Ora 07:30/ Nisen makinat nga rrethet

Nga Shkodra po vijne me dhjetera makina qe mbajne parrulat me zhargonin e Agron Xhafajt, qe njihet ne Vlore me titullin pasha. “Na prit pasha! Pasha po vijme! Kush eshte pashai.

Çfare do te ndodhe 

Partia Demokratike është kujdesur që protesta në çdo rast të cilësohet popullore, pasi sipas demokratëve ajo bëhet për një kauzë kombëtare, siç është shkëputja e lidhjeve të qeverisë me krimin. Për këtë arsye pritet që në krah të kreut të PD-së të jenë veç qytetarëve edhe artistë, intelektualë dhe shtresa të tjera të shoqërisë, që kanë protestuar këto kohë kundër qeverisë.

Burime të “Panorama” nga grupi i organizatorëve të protestës sqarojnë se ndryshe nga protesta e 27 janarit, kjo e sotmja do të jetë një marshim i qytetarëve duke nisur nga Ministria e Brendshme në drejtim të Kryeministrisë. Fillimisht protestuesit do të grumbullohen pranë sheshit “Skënderbej”, ku edhe ndodhet godina e Ministrisë së Brendshme. Organizatorët flasin për një protestë ku simbolika kryesore do të lidhet me përgjimet e shfaqura nga opozita, në të cilat vëllai i Fatmir Xhafajt dhe “Dëshmimtari X” përdorin epitete si “Pasha”, “Babale” apo shprehje “Po ma sulmojnë shumë vëllain”, “Ata në Itali janë zbërthyer fare”, “Fol me Ermalin”.

Të gjitha këto simbolika do të jenë të shfaqura në pankartat që protestuesit do të mbajnë në duar. Organizatorët e protestës theksojnë se parashikohet një protestë paqësore, por dinamika dhe zhvillimi i saj do të varet shumë nga pakënaqësia dhe revolta e atyre që do të jenë në shesh. Nuk përjashtohet që protestuesit të hedhin edhe objekte në drejtim të Ministrisë së Brendshme.

Sipas planit paraprak të hartuar nga opozita, protestuesit pasi të kenë marshuar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, do t’i drejtohen Kryeministrisë ku edhe kreu i PD-së, Lulzim Basha, do të flasë në një podium të vogël për të përcjellë mesazhet politike të protestës. Sipas burimeve nga selia blu, pjesëmarrja e qytetarëve në protestë pritet të jetë e madhe për shkak të ndjeshmërisë publike që ka sjellë përgjimi i publikuar nga PD, por edhe pakënaqë- sisë gjithmonë e në rritje ndaj qeverisë së Edi Ramës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat