Deklarata shokuese e regjisorit: Ka shqiptarë që janë pjesë e Agimit të Artë

Shqipëria

Deklarata shokuese e regjisorit: Ka shqiptarë që janë pjesë e Agimit të Artë

Më: 26 maj 2018 Në ora: 00:55
Notis Sfakianakis dhe Laert Vasili

Këngëtari grek Notis Sfakianakis mbajti koncert në Shqipëri, por nuk u prit mirë, pasi Notis ishte mbështetës i partisë nacionaliste greke “Agimi i Artë”, e cila është shprehur kundra shqiptarëve.

Ky debat është hapur edhe në studion e “Zonë e Lirë”, ku Arian Çani e ka pyetur regjisorin dhe aktorin Laert Vasili, i cili ka jetuar dhe punuar për 20 vite në Athinë se “Përse u tërbuan patriotët nga Notis që erdhi në Tiranë?”

Laerti është shprehur:

Kur u sulmova në Athinë para disa vitesh, nuk pash asnjë patriot që të vinte dhe të më ndihmonte. S’ka pse të tërbohen me Notisin, le të tërbohen me shqiptarët që janë pjesë e Agimit të Artë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat