Manjani: Shoku Fatmir, largohu sot të mos marrësh edhe qeverinë me vete

Shqipëria

Manjani: Shoku Fatmir, largohu sot të mos marrësh edhe qeverinë me vete

Më: 25 maj 2018 Në ora: 20:22
Ylli Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani reagon pas deklaratave të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, sipas të cilit nëse audio-përgjimi i vëllait të tij del i vërtetë jep dorëheqjen.

Statusi në Twitter i Manjanit:

Çështja është se asnjë prej pohimeve të derisotme të shokut Fatmir, nuk ka dalë të jetë i vërtetë. Asnjë!

As “vendi dhe koha e gabuar” e as “sajesa digjitale”…

Ndaj në ka përgjegjësi për të marrë ta marrë sot! Bën mirë të largohet vetë që të mos marrë me vete edhe qeverinë!

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat