Qytetarët i bashkohen aksionit për pastrimin, Veliaj: Patriot, nëse mbajmë pastër mjedisin

Shqipëria

Qytetarët i bashkohen aksionit për pastrimin, Veliaj: Patriot, nëse mbajmë pastër mjedisin

Më: 25 maj 2018 Në ora: 20:20
Qytetarët i bashkohen aksionit për pastrimin

Qindra qytetarë të grupmoshave të ndryshme iu bashkuan sot aksionit kombëtar të pastrimit “Të Pastrojmë Shqipërinë”.  

Bashkë me Bashkinë e Tiranës, ata kanë ndihmuar në heqjen e mbeturinave në zona të ndryshme të kryeqytetit. Paralelisht me pastrimin e pikave kryesore brenda qytetit, aksioni është shtrirë edhe në zonat rurale për të krijuar një mjedis më të shëndetshëm dhe më të bukur.

Kryebashkiaku Veliaj u ka bërë thirrje qytetarëve që të tregohen më të kujdesshëm për të mbajtur pastër mjedisin. “E gjithë Bashkia Tiranë e qytetarët model në aksionin kombëtar të pastrimit “Të Pastrojmë Shqipërinë”. Por tani është e rëndësishme ta mbajmë pastër përditë, të mos ndotim vendin është sot thirrja më e madhe patriotike e kohëve modern”, shprehet Veliaj./ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat