Zv.ministrat e Drejtësisë inspektojnë ZRPP dhe ALUIZNI-n në Gjirokastër

Shqipëria

Zv.ministrat e Drejtësisë inspektojnë ZRPP dhe ALUIZNI-n në Gjirokastër

Më: 25 maj 2018 Në ora: 20:08
Zv.ministrat e Drejtësisë inspektojnë ZRPP dhe ALUIZNI-n në Gjirokastër

Forcimi i kërkesës së llogarisë nga qytetarët përmes platformës se bashkëqeverisjes “shqiperiaqedua.al” si dhe takimet publike të qeverisë, po japin rezultatet e para, pasi në zyrat e ZRPP dhe ALUIZNIT në Gjirokastër ka një përshpejtim të ritmit të punës, ku në muajt e fundit janë evaduar rreth 900 dosje të mbartura nga vitet e kaluara, nga 2000 të tilla që janë në total.

Ai që 6 muaj më parë ishte volumi mujor i punës, aktualisht në këto zyra në Gjirokastër është kthyer në volum pune ditor. Këto të dhëna kanë dalë gjatë inspektimit që zv.ministrat e Drejtësisë, Toni Gogu dhe Teuta Vodo kanë zhvilluar në disa nga institucionet e varësisë në qytetin e Gjirokastrës, ku janë njohur nga afër me ecurinë e punës, masat e marra për përmirësimin e shërbimeve që u ofrohen qytetarëve, por edhe me problematikat që hasen në procesin e punës. Zv.ministrat kanë dhënë porosi të qarta, lidhur me zbatimin e objektivave strategjikë që Ministria e Drejtësisë ka, objektiva që do të ndikojnë ndjeshëm në rritjen cilësore të shërbimit ndaj publikut, veçanërisht në përshpejtimin e procedurave dhe evadimin e dosjeve të trashëguara në kohë, sidomos në zyrat e ZRPP dhe ALUIZNI. /ATSH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat