Basha në rrugë për t’u bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së nesërme

Shqipëria

Basha në rrugë për t’u bërë thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së nesërme

Më: 25 maj 2018 Në ora: 19:31
Lulzim Basha

Një ditë para protestës kreu i opozitës Lulzim Basha doli në rrugët e Tiranës për tu bërë thirrje qytetarëve të bashkohen në kauzë.

A shpërndau fletë – palosje duke u ftuar të gjithë që nesër në orën 11:00 të dalin në bulevard.

“Me qytetarët e Tiranës për pjesëmarrje masive nesër në protestë, ora 11.00 në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Të bashkohemi të gjithë si qytetarë kundër krimit dhe kundër drogës për Shqipërinë Europiane”, shkruan Basha.

Opozita e bashkuar nesër do të mbajë protestë në formë marshimi duke kërkuar largimin e ministrit Xhafaj pasi sipas tyre i ka dalë në krah vëllait të dënuar për trafik droge.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat