Largimin e Ramës apo Xhafës, çfarë do të kërkojë opozita në protestë?

Shqipëria

Largimin e Ramës apo Xhafës, çfarë do të kërkojë opozita në protestë?

Më: 25 maj 2018 Në ora: 18:47
Edi Rama

‘Protesta e ditës së nesërme do të jetë një aksion popullor për largimin e kriminelëve nga qeveria’, kështu deklaroi Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani.

Sipas tij ka ardhur momenti që Shqipëria të çlirohet nga krimi.

‘Ne kërkojmë largimin e qeverisë së krimit dhe largimin e Edi Ramës. Por largimi i Xhafës është imediat. Qëllimi final është largimi i kësaj qeverie dhe i Edi Ramës nga pushteti. Sepse nuk bëhet fjalë për beteja politike por me një aksion popullor për të larguar kriminelët nga pushteti. Sulmet ndaj prokurorisë janë të ngjashme si sulmet e Eskobarit. Nuk kishte ndodhur kurrë që të rrëmbehen provat në prokurori. Kjo tregon se në Shqipëri, krimi ka marrë zemër’, tha Ristani.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat