Ristani: Rama gënjeshtar me precedent, po ndeshemi me bandat e krimit

Shqipëria

Ristani: Rama gënjeshtar me precedent, po ndeshemi me bandat e krimit

Më: 25 maj 2018 Në ora: 18:31
Arben Ristani

Sekretari i Përgjithshëm i PD-së, Arben Ristani, tha në studion e Syri.net, se ne kemi një ministër të Brendshëm, vëllai i të cilit është marrë me trafikun e drogës, ndërsa i takon prokurorisë që të provojë që ai po merret edhe tani me këtë veprimtari.

Ristani tha se Kryeministri Edi Rama është një gënjeshtar me precedent, ka gënjyer në mënyrë permanente dhe si i tillë është i pabesueshëm.

I pyetur për deklaratat e Ramës se ka bërë ekspertizën e video-përgjimit ku shfaqej vëllai i ministrit të Brendshëm, Ristani theksoi se kjo ishte një gënjeshtër e trashë, në vazhdën e gënjeshtrave që i ka thënë këtij populli, nga momenti që ka marrë postin e Kryeministrit.

Ristani tha se protesta e opozitës është përgjigja më e mirë që mund t’i jepet partnerëve ndërkombëtarë se në Shqipëri ka një opozitë që reagon kundër bandave që janë në pushtet.

“Protesta tregon se kemi një demokraci në këtë vend, pasi po të mos ishin protestat, atëherë do të shkonim drejt Rusisë, Turqisë apo Koresë së Veriut”, tha Ristani. Ai shtoi se beteja nuk është mes PS dhe PD, por mes opozitës dhe bandave të krimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat