Lihet në burg ushtari që tentoi të vjedhë bankën në Lushnje

Shqipëria

Lihet në burg ushtari që tentoi të vjedhë bankën në Lushnje

Më: 25 maj 2018 Në ora: 13:24
Pamje nga vendi i ngjarjes

Gjykata ka lënë në burg pa afat ushtarin 25-vjeçar, Olcion Muço i cili tre ditë më parë tentoi të grabiste me armë një bankë të nivelit të dytë në qendër të Lushnjes.

Ngjarja ndodhi rreth orës 16:00 të 23 majit, ku 25 vjeçari nga Berati, qëlloi me armë në ajër por nuk arriti të marrë para nga bankë.

Policia tha se autori hyri në bankë i maskuar dhe me armë zjarri, ndërsa u arrestua pak pas arratisjes.

Grupi hetimor  sekuestroi në cilësinë e provës materiale armën me të cilën u tentua të vidhet banka, maska dhe 1 kapuç.

Gjithashtu në vendngjarje u sekutruan 8 gëzhoja pistolete TT të cilat dyshohen se janë qitur nga pistoleta e autorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat