U përplas nga një automjet pranë Kryeministrisë, vdes shefi i njësisë operacionale të Gardës

Shqipëria

U përplas nga një automjet pranë Kryeministrisë, vdes shefi i njësisë operacionale të Gardës

Më: 25 maj 2018 Në ora: 11:11
Martin Nika

Një aksident tragjik i ka marrë jetën shefit të njësisë operacionale të Gardës së Republikës Martin Nika.

Ai u përplas nga një makinë mbrëmjen e djeshme pranë Kryeministrisë.

Nika sapo kishte kontrolluar shërbimet e gardës pranë kryeministrisë. Ai ka qenë në këmbë duke ecur kur është goditur nga një makinë për vdekje.

Ditën e premte shërbimet e policisë Tiranë arrestuan në flagrancë drejtuesin e mjetit, Albert Memia, 31 vjeç, banues në Tropojë.

Ky shtetas rreth orës 00:30 në rrugën “Papa Gjon Pali i II”, duke drejtuar mjetin tip “Volksvaken Pasat”, me targë AA 881 JL, ka aksidentuar me pasojë vdekjen në vend, shtetasin Martin Nika 50 vjeç., banues në Tiranë.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar nga neni 290 i Kodit Penal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat