Parashikimi i motit: Lajme të mira për fundjavën

Shqipëria

Parashikimi i motit: Lajme të mira për fundjavën

Më: 25 maj 2018 Në ora: 07:48
Foto ilustrim

E premtja vjen me diell.

Sipas parashikimit të sinoptikanëve pjesa e parë e ditës do të jetë e kthjellët, ndërsa në pjesën e dytë të ditës moti do të alternohet me vranësira.

Sinoptikanët e Shërbimit Meteorologjik Ushtarak theksojnë, se gjatë orëve të pasdites mund të kemi edhe prani të reshje të shiut, por që do të jenë të izoluara.

Ndërkohë temperaturat pritet të shkojnë nga 12 gradë në vlerat e tyre minimale, në zonat malore deri në 29 gradë në vlerat e tyre maksimale, në zonat bregdetare.

E shtuna dhe e diela pritet të jenë dy ditë të nxehta ku temperaturat do të shkojnë deri në 33 gradë celsius.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat