Ish-ministri: Tepsia e bëri Ramën më arrogant

Shqipëria

Ish-ministri: Tepsia e bëri Ramën më arrogant

Më: 24 maj 2018 Në ora: 23:26
Agron Duka

Deputeti Agron Duka shprehet se fitorja e mazhorancës parlamentare nga Edi Rama e bëri atë me arrogant.

Sipas tij s'mund të neglizhohen zgjedhjet, se ato sollën tepsinë, që po kthehet në arrogancë.

“Para se ta kishte këtë tepsinë të gjithë pyeste aleatët dhe nuk ishte kaq arrogantë. Sot si rezultat i qeverisjes është, dy ministra të brendshëm të lidhur me drogën. Gjithmonë mund të ketë pasur lidhje të krimit me politikës, por ortakë si këto vitet e fundit, që ka bërë rilindja me krimin dhe si pasojë kemi këtë rend shoqëror, pa siguri, pa ekonomi, pa të ardhme.

Shqipëria e gjithë në minimum jetik, vidhet mesditës prokuroria dhe kush del kundër qeverisë nesër, është kundra integrimit. Nga ana tjetër, opozita ka një ofertë të pasur elektorale, për shembull subvencionim i pastër i bujqësisë, që të kesh produktet bujqësore që konkurrojnë ato të rajonit, jo si sot, që nuk konkurrojnë kërkund”, tha Duka në "360 gradë".

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat