Vend vakant për “ministër të Punëve të Pista”, Rama mbyll faqen që e vendosi në “lojë”

Shqipëria

Vend vakant për “ministër të Punëve të Pista”, Rama mbyll faqen që e vendosi në “lojë”

Më: 24 maj 2018 Në ora: 22:30
Edi Rama

Në kohën kur opozita kërkon “kokën” e ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj duke mbajtur edhe një protestë ditën e shtunë, në rrjetet shpallet “vendi vakant” për pozicionin e ministrit.

Një faqe online “kryeministri.com publikoi një lajmërim, ku ofrohej një vend pune si “Ministër i Punëve të Pista”.

Ja çfarë shkruhet:

Kryeministri, ofroj vend pune THIRRJE E HAPUR PËR KANDIDIMIN SI MINISTËR I PUNËVE TË PISTA

Në zbatim të Ligjit nr.152/2013,“Për Nëpunësin Civil”, i ndryshuar; shpallim thirrjen e hapur për kandidimin si Ministër i Brendshëm.

Kritere të përgjithshme:

Të jetë shtetas shqiptar;

Te ketë lidhje me botën e krimit, mundësisht familjare;

Të jetë ish anëtar i partisë së punës, i rilindur socialist;

Të jetë dënuar me vendim gjykate të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale, mundësisht jashtë shtetit përbën kusht preferencial.

I njëjti kriter aplikohet edhe për familjarët deri në gradën e pestë.

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e veçanta si vijon:

a) Të ketë pasur funksion të lartë gjatë regjimit komunist, preferohen prokurorë dhe sigurimsa.

b) Përparësi përbën përvoja disavjeçare në administratën publike si dhe master shkencor në menaxhimin e aseteve shtetërore, si canabis sativa vëndase dhe Erythroxylum coca kolumbiane.

c) Të ketë leje drejtimi për automjete Audi

d) Të kenë aftësi të mira komunikuese dhe të punës në bandë në kushte të vështira në tokë dhe në det.

e) Të ketë lidhje të ngushta me partnerët ndërkombëtarë, në veçanti të Amerikës Latine

f) Të zotërojnë gjuhën angleze dhe variantin kolumbian të spanjishtes.

Si të aplikoni:

Për të aplikuar, shkarkoni formularin e aplikimit dhe dërgojeni të plotësuar tek http://www.kryeministri.com/ brenda datës 26 maj 2018, ora 11.

Adresa: Kryeministria

Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” nr. 1. 1000

Tiranë, Shqipëri

Por pas kësaj “tallje” publike reagoi edhe kryeministria duke kërkuar me urgjencë mbylljen e faqes që ka bërë këtë “lajmërim”.

Nga zyra e kryeministrit Rama i është kërkuar AKEP-it (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) që të mbyllë në mënyrë të menjëhershme këtë faqe online.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat