Shqiptarët dhe grekët bëhen bashkë në “biznesin” e drogës, por e pësojnë

Shqipëria

Shqiptarët dhe grekët bëhen bashkë në “biznesin” e drogës, por e pësojnë

Më: 24 maj 2018 Në ora: 20:18
Foto ilustrim

Katër persona janë vënë në pranga në ishullin e Kretës në Greqi, mes tyre dy shtetas grekë dhe dy shqiptarë, të cilët akuzohen për kultivim kanabisi.

Mediat vendase shkruajnë se lënda narkotike ishte mbjellë në një ullishte, në rrethinat e Agio Vasilios, që i përket distriktit të Rethimnos. 

Forcat e policisë zbuluan 531 bimë, me lartësi deri një metër.

Ndërsa në cilësinë e provës materiale u sekuestruan një armë luftarake dhe një çifte gjahu, një shumë parash prej 1.000 eurosh, 9 telefona celularë, një automjet dhe pajisje të ndryshme që përdoreshin për kultivimin e kanabisit.

Dy shtetasit grekë me moshë 40 dhe 52 vjeç, si dhe dy shqiptarët, njeri 21 dhe tjetri 31 vjeç, do të dërgohen të premten në prokurorinë e Rethimnos.

Ndërsa ende nuk bëhen të ditur identitetet e personave të arrestuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat