Disa javë më parë njëri ndër gjykatësit e Gjykatës Kushtetuese në vend, do të hapte “siparin” e largimeve që vinin për shkak të procesit të Vettingut.
Fatos Lulo, do të shkarkohej nga Komisioni i Pavarur i Kualifikimit për arsyen se nuk justifikonte apartamentin dhe një sasi të madhe parash.
Vendimi i KPK-së për të shkarkuar Lulon nuk u prit mirë nga gjykatësi, i cili e apeloi çështjen në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, organin e dytë të vettingut.
Këtë të enjte, KPA ka njoftuar shortin për zgjedhjen e trupës që do të rishqyrtojë dosjen e Faos Lulos.
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja Nr.4/JR, datë 23.05.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit z.Fatos Lulo për:
– prishje të vendimit Nr.12, datë 23.03.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit dhënë ndaj subjektit zotit Lulo
– konfirmimin në detyrë të subjektit z.Lulo
Sot, në datën 24.05.2018 në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Luan Daci
Relator: Natasha Mulaj
Anëtarë: Albana Shtylla
Ardian Hajdari
Sokol Çomo