Protesta të shtunën/ Kryemadhi: Është zgjidhja e vetme, në shesh do qëndrojmë aq sa…

Shqipëria

Protesta të shtunën/ Kryemadhi: Është zgjidhja e vetme, në shesh do qëndrojmë aq sa…

Më: 24 maj 2018 Në ora: 16:21
Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në një deklaratë në dalje të Kuvendit ka thënë se shteti është uzurpuar dhe nuk ka rrugë tjetër veç protestës së të shtunës.

Kryemadhi tha se  të shtunën opozita do ti bindet qytetarëve dhe tha se nuk dihet nëse do qëndrojnë në shesh.

Pjesë nga deklarata

Të gjithë e shikojmë që nuk ka më asnjë shpresë për të pasur besimin tek kjo maxhorancë. Sot tregoi edhe njëherë se nuk ka më shpresë dhe asnjë të ardhme. Kanë uzurpuar parlamentin. Sot ngjarja në Kuvend, nuk ka më asnjë zgjidhje, por e vetmja zgjidhje është vetëm dalja në rrugë, dhe për ti thënë Ramës se ka ngelur vetëm. Është një tellall i dalë boje që ndryshon fasadën e trupit të tij me ngjyra.

Dua tu bëj të qartë edhe njëherë, mos ndaloni në asnjë moment duke qenë se jeni ata që na jepni shpresë.

A do qëndrojë protesta në shesh, apo do mblidheni sërish ditën tjetër?

Në do udhëhiqemi nga qytetarët, ne jemi peng i qytetarëve do shikojmë se çfarë do bëjnë ata ditën e shtunë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat