Akuzat e Ramës për bllokim të integrimit, PD zbulon ç'fsheh Rezoluta pa konsensus hartuar vetëm nga PS

Shqipëria

Akuzat e Ramës për bllokim të integrimit, PD zbulon ç'fsheh Rezoluta pa konsensus hartuar vetëm nga PS

Më: 24 maj 2018 Në ora: 14:47
Genc Pollo

Partia Demokratike ka deklaruar sot se Rezoluta e qeverisë shqiptare për Rekomandimin e Komisionit Europian nuk ishte një tekst konsensual i shqyrtuar dhe votuar në Komisionin e Integrimit si të gjitha dokumentat e tjera të kësaj natyre, por një tekst i hartuar vetëm nga PS-ja dhe i miratuar po vetëm prej saj në parlament me synimin për të spostuar vëmendjen nga Xhafajt.

Kryetari i Komisionit të Integrimit , Genc Pollo, ka hedhur dritë kësisoj për të vërtetën e Rezolutës së qeverisë shqiptare dhe ka rrëzuar akuzat e rënda të kryeministrit Edi Rama në Kuvend se ishte Partia Demokratike që po pengonte me qëllim çeljen e negociatave në qershor dhe se ishte faji i saj që forcat politike shqiptare nuk paraqiteshin të bashkuara në sytë e BE-së.

Pollo tha: “Rezoluta për integrimin evropian, që paraqiti PS-ja vetë e hartoi dhe vetë e votoi, ishte një tekst plot furça dhe bojëra për makijazhin e fytyrës së qeverisë. Nëse qeveria dhe Edi Rama do të donte një rezolutë konsensuale, atëhërë do të lejonte që teksti i PS-së normalisht siç është vepruar gjithmonë, të shqyrtohej në Komisionin e Integrimit Europian madje edhe në Këshillin e Integrimit Europian të Kuvendit për raportet me BE dhe kështu ëhstë vepruar gjithmonë përmes diskutimeve, kompromiseve. Është arritur thuajse gjithmonë një tekst i përbashkët që është votuar konsensualisht. Siç u arrit dhe deklarata me deputetë e PE në shkurt të këtij viti. Por qeveria nuk e do këtë dhe Edi Ramës ajo rezolutë me furçë e me bojëra i duhet vetëm për të hequr vëmendjen nga Agron Xhafaj dhe vëllai i tij i vdekur i pakallur në postin e ministrit.

Rruga për të korrigjuar këtë zullum dhe shumë zullume të tjera dhe rruga për një Shqipëri evropiane është protesta e madhe popullore këtë të shtunë në orën 11:00 në sheshin qendror të Tiranë,” theksoi Genc Pollo

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat