Prokuroria: Videopërgjimi, ekspertim jashtë vendit. Hetim pasuror Agron Xhafajt

Shqipëria

Prokuroria: Videopërgjimi, ekspertim jashtë vendit. Hetim pasuror Agron Xhafajt

Më: 24 maj 2018 Në ora: 14:29
Agron Xhafaj

Prokuroria e Krimeve të Rëna bën të ditur se videopërgjimi i bërë publik nga Partia Demokratike, ku dyshohet se është vëllai i ministrit të Brendshëm Agron Xhafaj është dërguar për ekspertim jashtë vendit.

“Hetimet po kryen nga një grup hetimor i përbërë nga dy prokurorë dhe dy oficerë të policisë gjyqësore të Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Tiranë. Janë duke u kryer veprime hetimore të gjithanshme brenda dhe jashtë vendit. Po kështu është dërguar për ekspertim materiali i videopërgjimit në laboratorë ndërkombëtarë jashtë vendit”, njofton prokuroria.

Ndërkaq, “ka filluar dhe kryerja e verifikimeve pasurore për shtetasin Geron Xhafaj, i ditëlindjes 08.06.1975, me kombësi dhe shtetësi shqiptare, lindur dhe banues në Vlorë”.

Prokuroria bën të ditur se është bërë edhe bashkimi i dosjeve, asaj për kallëzim të rremë të bërë nga Agron Xhafaj, dhe ajo për trafikim të lëndëve narkotike.

“Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda, njofton se më datë 17.05.2018 ka regjistruar procedimin penal Nr. 95/v.2018 për veprën penale të “Trafikimit të narkotikëve” parashikuar nga neni 283/a i Kodit Penal. Më datë 18.05.2018 me këtë procedim është bashkuar dhe procedimi penal Nr. 3853 i Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë i regjistruar për veprën penale të “Kallëzimit të rremë”, parashikuar nga neni 305 i Kodit Penal. Hetimet në këtë procedim penal lidhen me të dhënat e bëra publike më datë 14.05.2018 në një konferencë për shtyp të organizuar në selinë e Partisë Demokratike të Republikës së Shqipërisë ku është publikuar një material video”, thuhet më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat