Grabitja e Prokurorisë, reagon ashpër Berisha: Dosjet u sistemuan në arkivin e…

Shqipëria

Grabitja e Prokurorisë, reagon ashpër Berisha: Dosjet u sistemuan në arkivin e…

Më: 24 maj 2018 Në ora: 14:03
Ish-Kryeministri Sali Berisha

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka dënuar vjedhjen me dhunë të Prokurorisë së Durrësit.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Berisha akuzon policinë dhe prokurorinë për bashkëpunim me krimin për grabitjen e dosjeve dhe paralajmëron për një tjetër goditje.

“Forca e krimit godet! Forca e krimit në bashkëpunim me narkopolicinë dhe narkoprokurorinë e Durrësit vodhi mbrëmë dosjet e kësaj të fundit. Dosjet u sistemuan në arkivin e krimit shtetëror. Autorët, pas këtij suksesi të rëndësishëm, po përgatisin suksesin tjetër më të madh të radhës“, shkruan Berisha në Facebook.

Prokuroria e Durrësit u vodh sot nga persona të paidentifikuar. Autorët hynë në sallën e serverit dhe shkatërruan e vodhën pajisje elektronike, si dhe hynë me forcë në zyrën e prokurorit Afrim Shehu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat