Negociatat/ Deputeti gjerman vjen në Tiranë, takime me krerët e politikës

Shqipëria

Negociatat/ Deputeti gjerman vjen në Tiranë, takime me krerët e politikës

Më: 24 maj 2018 Në ora: 11:36
Deputeti i Bundestagut Gjerman, Florian Hahn

Deputeti i Bundestagut Gjerman, Florian Hahn është duke zhvilluar sot një vizitë në Shqipëri, ku është takuar me disa nga zyrtarët e qeverisë dhe opozitës.

Mësohet se ai është takuar me Presidentin Ilir Meta, kryeministrin Edi Rama, kryeparlamentarin Gramoz Ruçi.

Deputeti gjerman është takuar gjithashtu edhe me kreun e PD-së, Lulzim Basha, dhe kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi.

Mësohet se deputeti Hahn ka zhvilluar një takim edhe me Majlinda Bregun, e cila tashmë mban detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat