Kryemadhi takon Hahn: Negociatat jo për politikën, por për shqiptarët

Shqipëria

Kryemadhi takon Hahn: Negociatat jo për politikën, por për shqiptarët

Më: 24 maj 2018 Në ora: 11:11
Monika Kryemadhi është takuar me Florian Hahn, zëdhënës për Europën në grupin parlamentar të CSU në Bundestagun gjerman

Negociatat jo për politikën, por për shqiptarët, shkruan në profilin e saj në Twitter, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi.

Ajo është takuar me Florian Hahn, zëdhënës për Europën në grupin parlamentar të CSU në Bundestagun gjerman.

Vizita e Florian Hahn në Tiranë ishte planifikuar në fillim të këtij muaji, pikërisht ditën kur Saimir Tahiri dorëzoi mandatin e deputetit, por u bë e ditur se deputeti gjerman i shtyu takimet për shkak të anulimit të fluturimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat