Rama: Shqipëria, i vetmi vend ku opozita shkatërron procesin e integrimit

Shqipëria

Rama: Shqipëria, i vetmi vend ku opozita shkatërron procesin e integrimit

Më: 24 maj 2018 Në ora: 10:27
Edi Rama

(E plotësuar) - Kryeministri Edi Rama, nga foltorja e Kuvendit, deklaroi në lidhje me rezolutën e anëtarësimit në Bashkimin Europian se “kur jemi në metrat e fundit të një rruge shumë të gjatë dhe opozita duhet të votojë një rezolutë jo të njëanshme, por shprehje të vullnetit të popullit shqiptar, ajo refuzon ta votojë atë”.

“Një parti braktis sallën kur bëhet fjalë për një rezolutë me interes kombëtar. Duke u votuar vetëm nga ne kjo rezolutë, kthehet problem në përpjekjen tonë për të bindur vendet anëtare sepse është rezolutë e njëanshme dhe cilido që është kundër çeljes së negociatave, këtë rezolutë mund ta ketë një arsye më shumë për të thënë se Parlamenti shqiptar nuk është unanim për çeljen e negociatave. Natyrisht që në Berlin dhe Paris, këta individë nuk lënë argument pa shfrytëzuar. Nuk mund të fajësojmë ata që nuk kanë kohë e mundësi që të thellohen e të mësojnë se si qëndron e vërteta. E vërteta është se absolutisht të gjithë ata që merren me Shqipërinë, edhe ata që janë në pozicion kundërshtues, e kanë të vështirë të kuptojnë se si ka mundësi që Shqipëria është i vetmi rast në gjithë historinë e procesit të integrimit që nuk ka konsensus dhe unitet në komunikimin me të huajt, por ka një opozitë që nuk lë gur pa lëvizur për ta shkatërruar procesin”, deklaroi Rama.

Kreu i qeverisë nënvizoi se edhe në Maqedoni e Bullgari, ku ka shumë konflikte politike, kur vjen puna për Evropën politika bashkohet.

“Në Maqedoni e dimë sa e vështirë është bashkëjetesa shumicë-opozitë, por kurrë nuk ndodh kjo që ndodh këtu te ne; Në Bullgari jeta politike është shumë konfliktuale, por qysh kur nisi përgatitja për presidencën bullgare, shumica dhe opozita u ulën në tryezë dhe u bënë bashkë sepse brenda kufijve ka mendje të ndryshme, si në çdo familje, por jashtë kufijve populli dhe flamuri janë një”, u shpreh Rama.

Image

Tensionohet situata në Kuvend, deputetët e PD rrethojnë foltoren. Zbulohet banderola para Ramës

Ka nisur sërish seanca mes tensioneve, ku Basha vijon që të mbajë të bllokuar foltoren dhe po mban një fjalim, në të cilin ka hedhur akuza kundër opozitës.

Debati

Ruçi: Zoti Basha ju kërkoj që të lejoni zhvillimin normal të seancës, kemi një çështje shumë të rëndësishëm për të trajtuar, Është një rast i artë i opozitës që të kritikojë, që të debatoj. Veprimet për të marrë pen seancën nuk janë veprime të drejta.

Basha: Dua të ndiqet rendi i ditës?

Ruçi: Çfarë të ndjekë uzurpimin tuaj të foltores?

Basha: Rama e sjell këtë raport këtu të mjerë, atë që ka ndodhur në Samitin e Sofjes, atë që i kanë thënë në sy  liderët e huaj.  Ti atje mos u afro tek kamera se do marrësh atë që meriton, Mos dëgjo atë palloshin. Ulu aty. (I drejtohet Ballës)

Basha: Rama nuk i ka bërë detyrat e shtëpisë, dhe sot ka ardhur që ti bjerë sot dajres. Rama dridhet nga e vërteta.

Tensionohet situata në Kuvend, deputetët e PD rrethojnë foltoren. Zbulohet banderola para Ramës

Ashtu si edhe pritje, opozita ka bllokuar foltoren e Kuvendit, ndërkohe që kryedemokrati Basha akuzonte dyshen Rama-Xhafaj, për skenar kriminal në shkelje të ligjit dhe në mbrojtje të vëllait të ministrit të Brendshëm.

“Nuk është ky skenar i turpshëm, kushtetuta ka rënë, kodi penal ka rënë, kodi i procedurës penale ka rënë, ligji antimafia ka rënë, sa kohë në atë karrige dhe tjetrën që i kanë lënë bosh për faqen e tyre të zezë, Rama dhe Xhafaj, që kanë dal zbuluar si zbatuesit e një skenari kriminal që ka për qëllim të mbulojë veprimtarinë kriminale të Fatmir Xhafajt, vëllanë e bosit të drogës në Vlorë”- tha Basha.

Ndërkohë deputetet e opozitës rrethuan foltoren, duke mos lejuar zhvillimin e seancës sipas rendit të ditës, teksa kryeparlamentari Ruci i kujtonte Bashës së mbaroi koha në dispozicion.

Ata shpalosen nje banderore para kryeministrit me shenimin: Shqiperia si gjithe Evropa, jo qeveri e krimit dhe droges.

Kreu i Kuvendit, Ruci kerkoi nga deputetet te ulen neper vende, duke thene se “Kjo eshte shfaqja e shëmtuar e radhës flet se cfarë mesazhi të shëmtuar doni të përcillni në mbledhjen e Qershorit”.

Pas kesaj, ai njoftoi nderprerjen e seances plenare.

Si reagon Rama kur deputetët e PD i nxjerrin banderolën e ‘Qeverisë së krimit’ në Kuvend

“Shqiperia si gjithe Europa. Jo Qeveri e krimit dhe droges”. Kjo eshte banderola qe deputetet e PD-se, kane shpalosur para kryeministrit Rama, ne seancen e sotme te Kuvendit, pak para se kryetari i Kuvendit Ruci te nderpriste seancen e nderkohe qe opozita mbante te bllokuar foltoren.

Image

Ne keto foto te shkrepura nga LSA mund te shihni reagimin e kryeministrit Rama, per aksionin e radhes te demokrateve ne Kuvend.

Njehere edhte fotografuar teksa bisedon me ministrin Bushati e me tej, duke zene fytyren me duar.

***

Ashtu si edhe pritje, opozita ka bllokuar foltoren e Kuvendit, ndërkohe që kryedemokrati Basha akuzonte dyshen Rama-Xhafaj, për skenar kriminal në shkelje të ligjit dhe në mbrojtje të vëllait të ministrit të Brendshëm.

“Nuk është ky skenar i turpshëm, kushtetuta ka rënë, kodi penal ka rënë, kodi i procedurës penale ka rënë, ligji antimafia ka rënë, sa kohë në atë karrige dhe tjetrën që i kanë lënë bosh për faqen e tyre të zezë, Rama dhe Xhafaj, që kanë dal zbuluar si zbatuesit e një skenari kriminal që ka për qëllim të mbulojë veprimtarinë kriminale të Fatmir Xhafajt, vëllanë e bosit të drogës në Vlorë”- tha Basha.

Ndërkohë deputetet e opozitës rrethuan foltoren, duke mos lejuar zhvillimin e seancës sipas rendit të ditës, teksa kryeparlamentari Ruci i kujtonte Bashës së mbaroi koha në dispozicion.

Ata shpalosen nje banderore para kryeministrit me shenimin: Shqiperia si gjithe Evropa, jo qeveri e krimit dhe droges.

Kreu i Kuvendit, Ruci kerkoi nga deputetet te ulen neper vende, duke thene se “Kjo eshte shfaqja e shëmtuar e radhës flet se cfarë mesazhi të shëmtuar doni të përcillni në mbledhjen e Qershorit”.

Pas kesaj, ai njoftoi nderprerjen e seances plenare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat