Arrestohet për korrupsion doganieri në Korçë, dy javë më parë kishte…

Shqipëria

Arrestohet për korrupsion doganieri në Korçë, dy javë më parë kishte…

Më: 24 maj 2018 Në ora: 09:53
Ilustrim

Policia e Korçës ka vënë në pranga një doganier, pasi dyshohet se ai ka lejuar kalimin e një mjeti me dokumente të falsifikuara duke shmangur të gjithë procedurat.

Dyshohet se doganieri Genci Laçaj, ka lejuar kalimin e një mjeti tip kamion me drejtues shtetasin L.A, mbi të cilin ishte ngarkuar një mjet tjetër tip kamionçinë e dëmtuar, me targa dhe dokumentacion të dyshuar si të falsifikuara.

Njoftimi i policisë

Arrestohet një doganier për veprën penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”.

Specialistët e Sektorit të Hetimit në Drejtorinë Vendore të Kufirit dhe Migracionit Korçë, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Korçë, mbi bazën e një hetimi të kryer me metoda speciale, bënë të mundur arrestimin e shtetasit:

Genci Laçaj, 50 vjeç, banues në Vlorë, me detyrë doganier pranë PKK Kapshticë.

Arrestimi i tij u bë pasi, dyshohet së ky shtetas më datë 10.05.2018, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, ka lejuar kalimin e një mjeti tip kamion me drejtues shtetasin L.A, mbi të cilin ishte ngarkuar një mjet tjetër tip kamionçinë e dëmtuar, me targa dhe dokumentacion të dyshuar si të falsifikuara, duke shmangur detyrimet doganore për këtë të fundit.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme, bazuar në nenin 259 të Kodit Penal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat