Emrat/ Arratisja spektakolare e të riut nga gjykata, pezullohen dy punonjës të burgjeve

Shqipëria

Emrat/ Arratisja spektakolare e të riut nga gjykata, pezullohen dy punonjës të burgjeve

Më: 24 maj 2018 Në ora: 09:27
Arratisja

Një ditë pas arratisjes spektakolare nga Gjykata e Vlorës, e të riut Mikel Kasa, kanë nisur hetimet  për punonjësit e burgjeve.

Mësohet se gjatë mbrëmjes së djeshme, janë ndaluar dy punonjës të burgjeve, të cilët kishin përgjegjësinë për shtetasin e arratisur.

Bëhet me dije se  dy punonjësit e ndaluar janë Gjolek Hodaj dhe Granit  Zani.

Kujtojmë që i riu Mikel Kasa u largua me vrap nga salla e gjyqit në momentin që ju komunikua masa.

Ai u ndoq për disa minuta nga policë dhe punonjës të tjerë, por mundi që të ikë më vrap dhe më pas u arratis.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat