Bastiset gjatë natës Prokuroria e Durrësit, grabiten materiale të prokurorëve

Shqipëria

Bastiset gjatë natës Prokuroria e Durrësit, grabiten materiale të prokurorëve

Më: 24 maj 2018 Në ora: 07:56
Prokuroria e Durrësit

Për herë të dytë brenda pak ditësh Prokuroria e Durrësit bëhet shënjestër e grabitësve.

“Ballkanweb” raporton se është bastisur gjatë natës prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës nga persona të paidentifikuar që kanë hyrë në zyrat e prokurorëve dhe kanë marrë prej andej dokumente e materiale të ndryshme.

Policia ka nisur hetimet pasi ka konstatuar vjedhjen mëngjesin e sotëm. Denoncimi u bë nga pastruesja e cila sapo ka mbërritur në punë ka pikasur dyer e dëmtuara të prokurorisë. Kjo nuk është një vjedhje e zakonshme pasi autorët duket që kanë qëllime të tjera që kanë të bëjnë me problemet e tyre me drejtësinë, pasi vjedhja nuk bëhet për para.

Kujtojmë se më 8 maj, u grabit me dhunë posta sekrete e Prokurorisë së Durrësit. Autorët dhunuan postierin por ende nuk janë identifikuar dhe as nuk u mësua kurrë se çfarë dokumentesh mungonin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat