Nuk e meriton ta quash “zotëri” Saliun! Berisha i kthen reston Ramës

Shqipëria

Nuk e meriton ta quash “zotëri” Saliun! Berisha i kthen reston Ramës

Më: 24 maj 2018 Në ora: 00:20
Sali Berisha dhe Edi Rama

Një ditë më parë në një intervistë televizive, kryeministri Edi Rama refuzoi të japë një koment për ish-kryeministrin Sali Berisha, madje i tha gazetares se as nuk meriton ta quajë “zotëri”, por thjesht Saliu.
I ftuar këtë mbrëmje në “Byro Politike” në AbcNews, ish-kreu i qeverisë, thotë se ndihet i nderuar që një njeri si Edi Rama nuk e komenton figurën e tij.

Në këtë drejtim, Sali Berisha i është drejtuar me fjalë të rënda kryeministrit Rama.

“Kalbësirë! Të krehët nga zyrat e shtetit dhe të marrë vendin që meriton në koshin e plehrave të antivlerave të historisë së këtij vendi”, tha Berisha.

Më tej ish-kryeministri u shpreh se ‘Rama vuan nga kompleksi i Edipit dhe kompleksi i Saliut. Nuk i hiqet Saliu nga shpirti dhe nga zemra’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat