Bregu zbulon kulisat me deputetët holandeze. Protesta? Jam vetëngrirë si Basha

Shqipëria

Bregu zbulon kulisat me deputetët holandeze. Protesta? Jam vetëngrirë si Basha

Më: 23 maj 2018 Në ora: 19:27
Majlinda Bregu

Me statusin e një detyre të re, atij të Sekretarit të Përgjithshëm të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregu zbulon se aplikimin për këtë detyrë, e ka bërë me herët se përfundimi i mandatit të saj në parlament, kohë kur ishte e vetëdijshme se mund të mos merrte një mandate tjetër. Për të nuk ka vend për mërzitje, që urimet e ish liderit demokrat kanë munguar.

“I thoja miqve të mi, dëgjoni, unë e bëra vetë gati daljen time nga parlamenti, nuk më ndejti goja rehat këto dy-tre vitet e fundit. Por nuk kam asnjë pishman, sepse gjithçka kam thënë, asgjë ska rezultuar e vërtetë”, tha Bregu në emisionin “Politika online”.

Ju uroi z.Basha?

Jo, as nuk e pres.

U mërzitët?

Na nxorren jashtë parlamentit, mund të na nxjerrin edhe  jashtë partisë. Ka parë historia shqiptare përjashtime nga partia me kohë…

Për zonjën Bregun qershori duket vështirë që të mbyllet me një lajm të mirë për integrimin e Shqiperise, teksa radhit veprimet që ende duhet të ndërmarrin Franca dhe Gjermania, ajo zbulon dhe detaje nga takimi me deputetet holandeze pak javë më parë në Tiranë.

“E kishin ndarë mendjen se çfarë do të thonin që përpara. Pak rëndësi kish çfarë po dëgjonin.  Një pjesë ishin me situatat tona fantastike “portokalli” në parlament. Njëri kishte ujin e Bushatit, njëri atë të miellit, njëri me atë tymin artistik të skenës, si “Moulin Rouge” para ca kohësh. Po me këto foto mendoni te na bindni?- thonin holandezët. Kapen me elemente të cilet, ti nuk mund të marrësh peng historinë e një vendi, apo zhvillimin e një vendi nisur nga elementë sporadike apo ngjarje të një grupi të kufizuar njerëzish”

Zhvillimet e fundit brenda politikes e shqetësojnë Bregun, por mendon të këshillojë asnjë tani që parlamentin e sheh nga jashtë. Madje, për protestën e së shtunës të opozitës, ish deputetja duket se kopjon Lulëzim Bishën.

“Unë jam e prirur të mbështes çdo formë normale të protestës demokratike. Do merrni pjesë në protestë të shtunen? Jam në një detyrë që nuk më lejon.  Jam e “vetëngrire”, si Lulëzim Basha”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat