Xhafaj në Holandë, Berisha: E mori Veliaj për t’i zbukuruar imazhin

Shqipëria

Xhafaj në Holandë, Berisha: E mori Veliaj për t’i zbukuruar imazhin

Më: 23 maj 2018 Në ora: 15:15
Sali Berisha

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ditën e sotme lidhur me vizitën që po zhvillojnë kreu i Bashkisë së Tiranë, Erion Veliaj, Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj në Holandë.

Berisha shkruan se Veliaj ka marrë në Holandë Xhafajn, në një kohë që ky i fundit është vënë në qendër të akuzave për vëllain e tij.

Ish-kryeministri thotë se me 26 maj, do të jetë dita kur populli do të flakë shtetin e Ramës dhe do të shpëtojë Shqipërinë.

Reagimi i Berishës:

Kryetari bis i partise siçiliste, Lal Plehu merre me vete per makup Xhafen ne Hollande!

Te dashur miq, kryetari bis i partise siçiliste, Lal Plehu, i cili ka planifikuar Xhafen si sekretar te pergjithshem te PS, mori per make up Xhafen ne kulmin e skandalit per vizite ne Hollande! Ky akt vjen pas sulmeve staliniste te Rames dhe Ruçit ndaj deputeteve hollandez dhe ka si qellim zbukurimin e imazhit te baronit te droges, kreut te familjes mafioze numer dy te vendit, Fatzi Xhafa ne luften e tij per jete e vdekje me familjet e tjera mafioze Rama e Tahiri ne krye te PS.

Por 26 maji eshte dita e flakjes se kalbesirave te narkoshtetit me ne krye Noriegen dhe shpetimit te Shqiperise! sb

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat