Miliona paund nga kokaina, trafikantët e rrezikshëm shqiptarë jetë luksoze në Londër

Shqipëria

Miliona paund nga kokaina, trafikantët e rrezikshëm shqiptarë jetë luksoze në Londër

Më: 23 maj 2018 Në ora: 15:14
Tristen Aslanni

‘Gangsterët shqiptarë’ kartelit famëkeq ‘Hellbanianz’ mburren me tufat e mëdha të parave që bëjnë nga trafiku i kokainës në Londër’. Kështu e nis shkrimin e radhës prestigjiozja britanike ‘The Sun’, e cila i kushton jo pak artikuj bandave të rrezikshme shqiptare, që tregojnë jetën e tyre luksoze në rrjetet sociale.

Këtë radhë, shkrimi i ‘The Sun’ flet për një bandë ndër bandat më dominante në Britani, e cila bën miliona paund në vit nga kokaina. Anëtarët e bandës së ‘Hellibanianz’ njihen për dhunën që ushtrojnë ndaj bandave rivale në të gjithë Londrës, por vitin e kaluar ishin dhe protagonistët e një sherri brutal me thika në Sheshin e Londrës, gjatë festës së pavarësisë.

Ata janë grupi i tretë më i madh i kriminelëve të organizuar në tre vitet e fundit, teksa kanë rritur pjesëmarrjen në treg me 42 përqind. Disa prej anëtarëve të kësaj bande janë arrestuar, si Tristen Aslanni, 29 vjeç, i dënuar me 25 vite burg për drogë dhe armë.

Image
(Paratë e bandës të fituara nga trafiku i kokainës)
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat