Krimi në Kamëz/ Frikë nga hakmarrja, familja e autorit Vladimir Kurti braktis Shqipërinë

Shqipëria

Krimi në Kamëz/ Frikë nga hakmarrja, familja e autorit Vladimir Kurti braktis Shqipërinë

Më: 23 maj 2018 Në ora: 15:11
Vladimir Kurti

Pas krimit të rëndë në Kamëz, ku gjatë një grabitje mbeti i vrarë Agim Buci dhe u plagos e shoqja, familja e autorit Vladimir Kurti është shpërngulur nga banesa.

‘BalkanWeb’ raporton  se familja e Kurtit nuk është pajtuar me atë të Bucit, ndërkohë që nga frika e hakmarrjes ata janë larguar jashtë Shqipërisë.

Pak pas ngjarjes, babai i Vladimirit, Petriti, kërkoi mbrojtje për familjen e tij nga frika e një hakmarrjeje të mundshme, ndërsa i bëri apel policëve: “Merreni e mos ma ktheni më në shtëpi djalin”.

Gjykata e Krimeve të Rënda ka caktuar masën “arrest me burg” për Vladimir Kurtin dhe Rruzhdi Hodën për veprën “vjedhje me pasojë vdekjen”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat