Protesta e 26 majit, Luan Rama: Brenda kuadrit të një revolte qytetare

Shqipëria

Protesta e 26 majit, Luan Rama: Brenda kuadrit të një revolte qytetare

Më: 23 maj 2018 Në ora: 14:22
Luan Rama

Lëvizja Socialiste për Integrim pas mbledhjes së grupit u shpreh për një sjellje konstante të qytetarëve ndaj “papërgjegjshmërisë së qeverisë”. Sipas nënkryetarit të LSI-së, Luan Rama, protesta qytetare duhet të vijojë.

“Protesta qytetare ndaj kësaj sjellje dhe papërgjegjshmërie duhet demonstruar jo vetëm me forcën më të madhe në mitingun e protestës së 26 majit, por në një sjellje konstante përballë papërgjegjshmërisë dhe aventurizmit konstant të qeverisë. Ky është qëndrimi i LSI”, tha Rama.

Përsa i përket detajeve të organizimit të protestës së 26 majit, Luan Rama tha se gjithçka po projektohet të jetë brenda kuadrit të një revolte qytetare, dhe zbatim me rigorozitet të rregullave.

“Grupi që po merret me organizimin e detajeve konkrete me protestën po projekton gjithçka ka të bëjë me administrimin dhe drejtimin e protestës konform asaj çfarë është A-ja e një proteste qytetare, zbatimi me rigorozitet i të gjitha rregullave, brenda një kuadri të një revolte qytetare. Ajo çfarë është e rëndësishme është forca qytetare angazhimi qytetar dhe revolta qytetare për ta bindur qeverinë që nuk është më qeveri e maxhorancës në këtë vend, pavarësisht se ka numrin e kartonëve në Kuvend. Në thelbin e vetë maxhoranca e kësaj qeverie është konfirmuar e rëndë që kur qeveria shfaqet në papërgjegjshmëri të plotë”, tha ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat