A do jetë një protestë e dhunshme e shtuna e opozitës? Flet zyrtari i PD

Shqipëria

A do jetë një protestë e dhunshme e shtuna e opozitës? Flet zyrtari i PD

Më: 23 maj 2018 Në ora: 13:34
Protesta e PD

"Protesta e opozitës në 26 maj nuk do jetë e dhunshme".

 Kjo është garancia që jep Sekretari Organizativ i PD, Eno Bozdo i ftuar në studion e Report Tv. Zyrtari demokrat tha se PD s'ka bërë thirrje për dhunë dhe as nuk ka ndërmed të organizojë një "21 janar" në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit".

PD nuk ka zhvilluar asnjëherë protestë të dhunshme. S'kemi bërë asnjëherë thirrje për dhunë, s'do bëjmë 21 janar dhe s'do çojmë njerëzit drejt kasaphanës. Se sa do zgjasë, çdo do ndodhë atë ditë në protestë, janë detaje të organizimit. Mesazhi kryesor duhet të jepet nga qytetarët atë ditë. Thirrja ime është ejani si europianë, mënyra për t'i thënë Edi Ramës se ky zullum i madh, ky dëshpërim i madh, duhet të marrë fund dhe fund merr vetëm me një përgjigj qytetare të cilës do t'i prijë Partia Demokratike. Duhet t'i themi jo narkoshtetit.

Bozdo iu rikthye çështjes "Xhafaj" duke akuzuar ministrin e Brendshëm se mbrojti vëllain e tij nga akuzat e drejtësisë italiane.

I pyetur nëse PD është e përgatitur për zgjedhje të parakohshme, Bozdo tha se opozita është gati për çfarëdolloj skenari.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat