Spaho: Do dalin përgjime të reja për Xhafajn! Balla: Pusho ti pusho, se po flas unë!

Shqipëria

Spaho: Do dalin përgjime të reja për Xhafajn! Balla: Pusho ti pusho, se po flas unë!

Më: 23 maj 2018 Në ora: 13:29
Edmond Spaho

Ashtu si në komisionin e ligjeve, edhe në komisionin e Integrimit nuk kanë munguar debatet e fyrjet mes deputetëve.

Këtë të mërkurë në komisionin parlamentar të integrimit, çështja e ditës ka qenë audio-përgjimi i vëllait të Ministri të Brendshëm Fatmir Xhafaj dhe kërkesa e opozitës për shkarkimin e zyrtarit.

Madje deputeti i PD-së Edmond Spaho është shprehur se opozita do të publikojë të tjera përgjime ku tregohet sesi bëhet trafiku i drogës në Shqipëri.a

DEBATET

Balla: Nuk ka ndodhur në asnjë vend të BE që ka qenë në ketë fazë që jemi ne që të ketë një opozitë si kjo

Spaho: Nuk ka pas një ministër të Brendshëm të lidhur me drogën

Balla: Pusho ti, pusho. Ik e merru me tenderat e ilaçeve

Spahia: Fol per drogen, fol per Fatmir Xhafen

Balla: Pusho, kur flas unë këtu nuk flet njeri. Për Fatmir Xhafen do flas se po ju godet aty ku ju dhëmb më shumë

Balla: Ka vetëm një person që quhet Sali Ram Berisha që është regjisori

Balla-Bumcit: Të njejtën procedurë që ndoqe ti për Izet Haxhinë që i dhe garanci shtetit…

Spaho: Deri ditën e shtunë do të keni përgjime të tjera ku do tregohen se si behën trafiqet e drogës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat