Pse janë kundër integrimit? Tabaku: Deputetët holandezë na thanë…

Shqipëria

Pse janë kundër integrimit? Tabaku: Deputetët holandezë na thanë…

Më: 23 maj 2018 Në ora: 12:49
Jorida Tabaku

Deputetët e PD-së në Komisionin e Integrimit janë shprehur se Holanda është kundër vendimit për marrjen e rekomandimit për hapjen e negociatave.

Në mbledhje, deputetja demokrate, Jorida Tabaku solli edhe një shembull, duke treguar një pjesë të bisedës që deputetë të PD-së zhvilluan me një grup deputetesh të Holandës pak kohë më parë.

Tabaku tha se raportet që Holanda disponon për lidhje të grupeve të caktuara shqiptare me krimin e organizuar në Roterdam nuk i referohen opozitës, por shërbimeve policore atje.

“…Ata na thanë se për situatën në Roterdam, për krimin e organizuar nuk ka asnjë raport të ardhur nga opozita, por vetem nga shërbimet policore në Holandë …”, tha ajo

Më herët, gjatë mbledhjes, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, ka replikuar me deputeten demokrate, Jorida Tabaku.

“Të bëhet një listë dëgjesash për të gjithë ministrat… Historia me Babalen është totalisht e trilluar,”– tha deputeti socialist, Taulant Balla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat