Vasili: Vdekjet shtohen, po milionat për Check Up për çfarë shërbyen?

Shqipëria

Vasili: Vdekjet shtohen, po milionat për Check Up për çfarë shërbyen?

Më: 23 maj 2018 Në ora: 10:11
Petrit Vasili

Kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili i është referuar shifrave të INSTAT për shtim të numrit të vdekjeve në Shqipëri, duke ngritur dhe një pyetje: “po Check Up për çfarë shërbyen”?.

“Që check up ishte një aventurë ku shpenzimet ishin dhe janë të frikshme dhe përfitimet hiçgjë ky është fakt. Ja kam kërkuar këtij Adhamutit që është kryeministër të na thotë se cili tregues i sëmundjeve kryesore që shkaktojnë vdekshmeri të lartë u përmirësua. Dhe ky si Adhamut që është,por edhe më keq se ai që Çajupi i madh përshkruan te komedia “Pas vdekjes” përgjigjet me propagandë idiote koreanoveriore.

Vlerësimi i ecurisë së treguesve është një detyrim për të treguar dobinë e kryerjes se check up, është detyrim për të justifikuar miliona euro të shpenzuara por edhe një detyrim shkencor ndonëse me këtë të fundit ky shkollëpaku agjitator ky s’ka lidhje fare. Instat publikon që vdekjet janë shtuar, pra ndikimi i check up është zero”, thotë Vasili.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat