Saimir Tahiri nuk dorëzohet, bën lëvizjen tjetër për ‘të dalë nga shtëpia’

Shqipëria

Saimir Tahiri nuk dorëzohet, bën lëvizjen tjetër për ‘të dalë nga shtëpia’

Më: 23 maj 2018 Në ora: 10:10
Saimir Tahiri

Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kërkohet për herë të dytë heqjen e masës së sigurisë ‘arrest shtëpie’ dhënë nga Gjykata e Krimeve të Rënda disa ditë më parë.

Kanë qenë avokatët e Tahirit, të cilët kanë dorëzuar kërkesën në Gjykatën e Apelit, ku kjo e fundit ka caktuar 28 maj si datë për shqyrtimin e kësaj kërkese.

Saimir Tahiri është nën akuzë nga Prokuroria e Krimeve të Rënda për trafik droge dhe korrupsion pasiv.

Akuzat u ngritën pas shkatërrimit të bandës së ‘Habilave’ në Itali, ku në përgjime doli edhe emri I ish-ministrit.

Nga ana tjetër, prokurorët e Krimeve të Rënda janë të bindur se kanë prova të mjaftueshme për të arrestuar Tahirin.

Pas heqjes dorë nga mandati, Tahiri nuk ka imunitet, çka nuk është e nevojshme që të merret leje në Kuvend, për arrestimin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat