Ndërpritet energjia në disa zona në Laç

Shqipëria

Ndërpritet energjia në disa zona në Laç

Më: 23 maj 2018 Në ora: 07:48
Foto ilustrim

Operatori i Sistemit të Transmetimit ka njoftuar se ditën e sotme do të ketë ndërprerje të energjisë elektrike në disa zona të Laçit.

Shkak për këtë ndërprerja do të jenë disa pune që po bëhen për rehabilitimin e nënstacionit Laç 2.

NJOFTIMI I OST

OST, punime në NST Laç:

Zonat pa energji elektrike

Operatori i Sistemit te Transmetimit (OST) do të kryeje me 23 Maj (e merkure) punime të rëndësishme per rehabilitimit e NST Laç 2, të programuara më heret.

Nderhyrja në këtë nenstacion do të kërkoje stakimin e linjave elektrike nga 08:00’ deri ne oren 16:00, duke prekur zonat:

Pompat e Ujësjellesit Fushë Kuqe, Fushë Kuqe Qender, Kisha-Gurrëz, Patok, Gryk Lumi, Barbullojë, Gajush, Shenkoll, Tale, fshatrat Dilknisht, Leftere, Selitë, Vinjollë, Daul, Skuraj, Gernac, Gallatë; Lagjet 6 dhe 4 në Laç, fshatrat Milot, Mali i Bardhë, Shete, Skuraj, Mal dhe Fushë Milot, Shullaz Kodër dhe Fushë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat