Vdekja e 27-vjeçarit në komisariatin e Korçës, Avokatja e Popullit thyen heshtjen: I është injektuar…

Shqipëria

Vdekja e 27-vjeçarit në komisariatin e Korçës, Avokatja e Popullit thyen heshtjen: I është injektuar…

Më: 22 maj 2018 Në ora: 22:54
Erinda Ballanca

Avokatja e Popullit Erinda Ballanca e ftuar në ‘Fax News’ ka folur mbi problemet që kanë burgjet në Shqipëri por edhe komisariatet e policisë.

Ballanca deklaroi se ndër problemet më të mëdha është mbipopullimi në burgje edhe pse kushtet në vazhdim kanë ardhur duke u përmirësuar.

“Në fokusin e Avokatit të Popullit nuk mund të jenë të gjitha rastet. Shteti nuk ka pasur kapacitet për vuajtjen e dëmit normal, por kushtet janë përmirësuar.

Mbipopullimi është një problematikë që ka ardhur në ulje por nuk është aty deri ku duhet të jetë”, tha ajo.

Duke iu referuar rastit të rënda të vdekjes së 27-vjeçarit Enea Ftoi në komisariatin e Korçës, Erinda Ballanca deklaroi se nuk mund të flasë për shkakun e vdekjes pasi do e nxjerrë ekspertiza, por në lidhje me komisariatin e Korçës Ballaca tha se ishin konstatuar problem në 2017, dhe kishte dhënë dhe rekomandime për vendosjen e kamerave të sigurisë.

Megjithatë Ballanca u shpreh se në lidhje me rastin konkret, ambienti ku ndodhej Enea Ftoi nuk mund të kishte kamera sepse do të ishte dhunuar privatësia, duke pasur parasysh që nuk kishte hapësirë të veçantë ku 27-vjeçari të kryente nevojat personale.

“Ai është një komisariat që ne e kemi trajtuar në 2017 dhe problematikat që kanë dalë, por ka pasur përmirësime, nga gjetjet situate është përmirësuar, ka qenë rekomandim i Avokatit të Popullit që kamerat të vendosen por jo të gjitha ambientet vëzhgohen, një pjesë lidhen me mungesën e finaniciare për vendosjen e kamerave, por në disa raste kamerat janë të cilësisë së dobët.

Aty ku ka qenë i ndjeri nuk ka një vend të ndarë për nevojat personale dhe nuk mund të vendosësh aty kamera.

Në rastin konkret problem është edhe dhënia e ndihmës, është evidentuar si një person që kishte probleme shëndetësore se ishte përdorues droge, ne kemi kërkuar që drejtoria të ketë personel që tu vijë në ndihmë, nuk preferojnë mjekët për të shkuar. Nuk ka dalë ende shkaku i vdekjes, nuk kemi asnjë kompetencë për të përcaktuar shkakun e vdekjes. Në rastin konkret në këtë drejtori ka vetëm infermier, që i ka injektuar qetësues se i ndjeri i është ankuar se kishte dhimbje”, deklaroi ndër të tjera Ballanca.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat