E vranë për një karikues, Prokuroria kërkon rikthim në burg të tre të akuzuarve

Shqipëria

E vranë për një karikues, Prokuroria kërkon rikthim në burg të tre të akuzuarve

Më: 22 maj 2018 Në ora: 17:49
Marvin Mihali

Vrasja e Marvin Mihalit për një karikues telefoni, mori vëmendjen e opinionin publik. Mihali u godit me thikë mesnatën e 30 korrikut, pranë stadiumit “Selman Stermasi”, pas një konflikti me katër të rinj.

Gjithçka ka nisur pas një konflikti mes 22-vjeçarit dhe shtetasit Dejvi Bitraj, 19-vjeç. Zanafilla e sherrit ka qenë një celuar i blerë nga viktima. Atij nuk i punonte karikuesi, dhe kishte probleme me disa aplikacione.

Por tashmë duket se ka zhvillime të reja, pasi Prokuroria ka kërkuar rikthim në burg të tre të akuzuarve.

Tre javë më parë, Gjykata liroi tre nga katër të ndaluarit, për vrasjen e 22-vjeçarit.

Por prokurori Gjergji Tako, ka kërkuar rikthimin e tyre në qeli, duke riformuluar akuzën. Ky i fundit i akuzon 4 të rinjtë për vrasje të kryer në bashkëpunim.

Dosja shkoi në gjyq me akuzë për vrasje e moskallëzim krimi, ndërsa Gjykata do të japë vendimin javën e ardhshme për kërkesën e Takos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat