Rama publikon videon e gazetarit investigativ: U është djegur siguresa e mendjes, luajtën këtë bllof skandaloz

Shqipëria

Rama publikon videon e gazetarit investigativ: U është djegur siguresa e mendjes, luajtën këtë bllof skandaloz

Më: 22 maj 2018 Në ora: 17:22
Edi Rama

Edi Rama ka reaguar permes nje postimi ne Facebook, lidhur me deshmine e gazetarit Jetmir Olldashit, i cili beri audiopergjimin mes “babales” dhe vellait te Fatmir Xhafes.

Rama shkruan se “këtë herë nëse Lulëzimi dhe shqupatarët e tij, janë të dëshpëruar e të pacipë si ngahera apo u është djegur edhe siguresa e mendjes, që vajtën deri në pikën ku luajnë publikisht një bllof kaq skandaloz si ky i këtij ditziut Babale me këtë gazetarin Jetmir”

Bashkangjitur ketij shkrimi, Rama ka postuar edhe nje pjese nga videoja e Olldashit, teksa ky i fundit rrefen historinë e takimit te tij me “deshmitarin X”, te njohur ndryshe si “babalja”.

POSTIMI I PLOTE:

“Se këtu në vendin tim edhe kungulli ka kuptim!”, vjershëronte i madhi Këthe Spiri

Sinqerisht pyes veten këtë herë nëse Lulëzimi dhe shqupatarët e tij, janë të dëshpëruar e të pacipë si ngahera apo u është djegur edhe siguresa e mendjes, që vajtën deri në pikën ku luajnë publikisht një bllof kaq skandaloz si ky i këtij ditziut Babale me këtë gazetarin Jetmir?”, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat