Miami’, ky është lokali i Agron Xhafajt në Vlorë ku u bë audio-përgjimi

Shqipëria

Miami’, ky është lokali i Agron Xhafajt në Vlorë ku u bë audio-përgjimi

Më: 22 maj 2018 Në ora: 15:26
Foto nga lokali

Lokali që shikoni në pamje është vendi ku thuhet se u realizua audio-përgjimi midis Albert Veliut, ose i njohur ndryshe si “Babalja” me vëllanë e ministrit të Brendshëm, Agron Xhafa.

Një ambient ku shërbehet kafe, në katin e dyte të një pallati, përgjatë bulevardit Vlorë- Skelë.

Vlonjatët e njohin prej shumë vitesh si pronë e Agron Xhafës, zëri i të cilit është në audio përgjimin, në bashkëbisedim me Babalen për afera të trafikut të kanabisit.

Në lokalin ‘Miami’, vazhdohet të shërbehet. Fqinjët kanë thënë se klientela nuk ka pësuar rënie.  Sikurse ai nuk është mbyllur asnjë ditë megjithëse tashmë dyshohet si strofka ku u gatua përgjimi që shkaktoi skandal.

Në kohën kur u regjistruan zërat mes Babales që kërkonte drogë dhe Agron Xhafës, kanë qenë dhe persona të tjerë, por që identiteti i tyre nuk bëhet publik.

Olldashi ka folur për median se koha kur u realizua audio-përgjimi ishte Tetori i vitit të kaluar, kurse PD e bëri publike më datë 14 Maj.

Dy ditë më pas, vëllai i ministrit Xhafa përmes një letre publike mohoi të ishte zëri i tij. Ai dha një deklarim në Prokurori dhe më pas iku në Itali për në aeroportin e Rinasit.

Një ditë më pas PD transmetoi intervistën që gazetari Olldashi kishte realizuar me Babalen, i cili tregoi se kishte vepruar për hakmarrje dhe se zëri tjetër ishte i ish-shokut të tij Agron Xhafa. Në Vlorë familjarët e Babales apo të Albert Veliut janë larguar nga banesa, por në “Miami bar” klientela vazhdon. 

Lokali i video pergjimit te Agron Xhafajt on Vidnews.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat