PD garanton: Audio-përgjimi autentik, të shtunën presim një mbështetje….

Shqipëria

PD garanton: Audio-përgjimi autentik, të shtunën presim një mbështetje….

Më: 22 maj 2018 Në ora: 14:19
Enno Bozdo

Sekretari Organizativ në PD, Enno Bozdo u shpreh i sigurtë se audio-përgjimi që përfshin Agron Xhafajn ne nje bisede për trafik droge është autentike.

“Provat janë të tilla që materiali është autentik… ju do të shikoni se është autentik…”, tha Bozdo për “News 24”.

Më herët, kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla doli në një deklaratë për mediat ku ka komentuar audio-përgjimin e publikuar nga PD.

“Audio-përgjimi i PD është një kasetë e stisur. Përgjimi po dëmton Shqipërinë për hapjen e negociatave”, tha Balla.

Por Enno Bozdo tha se pas publikimit të audio-përgjimit, PD pret një mbështetje të jashtëzakonshme nga qytetarët.

“Ne presim një mbështetje shumë të madhe, me të madhen ndonjëherë…”, tha Bozdo duke shtuar se detajet e protestës do të vendosen ditët në vijim.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat