Basha kujton revoltën e Spaçit dhe Qafë Barit, thirrje shqiptarëve: Nën shembullin e tyre, të shtunën…

Shqipëria

Basha kujton revoltën e Spaçit dhe Qafë Barit, thirrje shqiptarëve: Nën shembullin e tyre, të shtunën…

Më: 22 maj 2018 Në ora: 12:28
Protesta, foto arkiv

Kreu i PD-se, Lulzim Basha, duke theksuar se guximi i shqiptareve ne revolten e Spacit dhe Qafe Barit, eshte shembull frymezimi per te gjithe ata qe e duan vendin te lire, nga ministrat e lidhur me krimin dhe kryeministri qe sipas tij mbron krimin, ka perseritr sot nje tjeter thirrje per gjithe shqiptaret. Te bashkohen ne protesten e se shtunes, kunder qeverise se lidhur me krimin.

Postimi i Bashes

11 vite pas kryengritjes se Spacit qe ngjalli shprese dhe i dha kurajo njerezve, nje tjeter akt heroik ne nje tjeter burg famekeq ndodhi, Revolta e Qafe Barit.

Te denuarit politike ngriten krye ndaj shtypesve te tyre. Fale kurajos se tyre mbinjerezore ne Qafen e Barit, si sot 34 vjet me pare u fitua per disa ore liria, per disa ore ra sistemi gjakatar komunist.

Burrat qe kryen keto akte heroike, jane frymezim njerezor dhe atdhetar. Ata kerkuan lirine, ata u ngriten kunder padrejtesise brenda burgjeve mizore.

Ne shembullin e guximit te tyre te pashoq, do te bashkohen te shtunen shumica e shqiptareve qe e duan vendin pa krim, pa droge, pa ministra te lidhur drejtperdrejt me bandat, pa nje kryeminister qe mbron hapur te keqen.

Me keto shembuj te heroizmit dhe atdhedashurise, ju ftoj te bashkohemi te shtunen me 26 maj, ne oren 11 ne Tirane, te gjithe bashke ne protesten kombetare ngrihemi kunder padrejtesise, kunder qeverise se lidhur me krimin, per Shqiperine si gjithe Europa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat