Legalizimet/ Artan Lame njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Nesër dalin listat, duhet të shihni nëse…

Shqipëria

Legalizimet/ Artan Lame njoftim të rëndësishëm për qytetarët: Nesër dalin listat, duhet të shihni nëse…

Më: 22 maj 2018 Në ora: 12:15
Artan Lame

Kreu i AULIZIN-it, Artan Lame në një deklaratë për mediat sot ka njoftuar vendimin e marrë ditën e djeshme nga qeveria, që sipas të cilit do ti japë certifikatat e pronësisë për shumë qytetarë që kanë qenë në pritje.

Lame tha se është krijuar një stok , pasi për shumë muaj ishin bllokuar dhëniet e lejeve, pasi ka qenë drejtor teknik në krye të AULIZN-it.

Po ashtu Artan Lame dhe tha se procesi i legalizimit për këta banorë ka qenë gati përfunduar, por bllokimi ka sjell një stok shumë të madh.

Në fund ai tha se nga nesër do të dalin listat zyrtare për ata që kanë përfunduar  legalizimin, dhe bëri thirrje qytetar që të shohin listat.

Pjesë nga deklarata

Në mbledhjen e djeshme të qeverisë në Gjirokastër, janë miratuar katër vendime. Ku janë miratuar dhënë me mijëra hektarë tokë për pronësinë.

Duke filluar nga nesër do të gjeni listat e qytetarët që kanë fituar, që kanë fituar pronësinë e parcelave të tyre.

Nga lista e hënë të vijnë tek zyrat tona të mbyllin procesin e legalizimit.

Nga nesër do të jenë listat e të gjithë atyre që kanë fituar dhe duhet vetëm të shikoni nëse keni emrin apo jo.

VENDIMII I QEVERISË

KALIMIN E SË DREJTËS SË PRONËSISË MBI PARCELAT E OBJEKTEVE TË LEGALIZUARA DHE KOMPENSIMIN FINANCIAR TË PRONARËVE TË PASURIVE TË PALUAJTSHME QË PREKEN PREJ TYRE

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të nenit 17, të ligjit nr.9482, datë 3.4.2006, “Për legalizimin, urbanizimin dhe integrimin e ndërtimeve pa leje”, të ndryshuar, të nenit 163, të ligjit nr.7850, datë 29.7.1994, “Kodi Civil i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar, të nenit 10, të ligjit nr.133/2015, “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, si dhe të shkronjës “ç”, të nenit 4, të ligjit nr.7980, datë 27.7.1995, “Për shitblerjen e trojeve”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Drejtësisë, Këshilli i Ministrave.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat