Debate të forta për Xhafajn, PS braktis Komisionin e Medias. PD: E turpshme

Shqipëria

Debate të forta për Xhafajn, PS braktis Komisionin e Medias. PD: E turpshme

Më: 22 maj 2018 Në ora: 11:49
Komisioni i Ekonomisë

Çeshtja Xhafaj dhe kerkesa e PD per doreheqjen e tij ka shkaktuar edhe sot debate te forta ne komisionet parlamentare, puna e te cilave nuk ka mundur te vijoje normalisht.

Ne Komisionin e Shëndetësisë, opozita ka numeruar serish akuzat ndaj ministrit Xhafaj dhe vellait te tij te denuar me burg ne Itali. Sipas PD ne kushte te tilla cdo teme tjeter dhe ligj ne rendin e dites nuk mund te kete perparesi.

Pjese nga debati 

Spahia: Fatmir Xhafaj duhet të ishte dorëhequr dhe duhet të ishte subjekt i ligjit Antimafia. Si ka mundësi që dy ministra të Brendshëm dalin të implikuar në trafik droge

Spiropali: Keni bërë një puç, që nuk është me armë, por që kush e ka bërë do mbajë përgjegjësi. Jeni bërë turp ndërkombëtar. Edhe pas 100 vitesh do ju shkruhet emri në librat e historisë, se nuk ishte parë kurrë që deputetët e opozitës të merren me sajimin e një videoje të tillë. Mos e sulmoni Ministrinë e Brendshme, lëreni të bëjë detyrën, që e bën me përgjegjshmërinë më të plotë.

Bumçi: Këto janë deputetët që mbrojnë markoshtetin dhe narkoeurot, eurot e drogës. Eid Rama di vetëm narkodrogën. Fatmir Xhafaj mbron vëllanë e tij narkotrafikant.

Spiropali: Kryetar keni marrë peng këtë komision. Aldo, kemi durim të madh, por jemi këtu për të folur për problemet e shëndetësisë. Disa nga kolegët po flasin sikur kanë pirë gjysma e asaj që ka mbjellë në Lazarat. Jeni bërë të lodhshëm dhe për votuesit tuaj. Si e keni ‘Babalen’? Do shohim deri në fund si do dalë kjo çështja e ‘Babales’ tuaj.

PS braktis Komisionin e Medias

Pas debateve qe ne nisje te mbledhjes, ku deputetet e PD-se mbajten kryefjale te diskutimit serish urgjencen per dorehqejne e ministrit te Brendshem, deputetet e shumices bojkotuan mbledhjen.

Kryetarja e këtij komisioni, Albana Vokshi theksoi se deputetët e PS kanë frikë nga mediat, ndërsa tregoi se janë mbledhur në një tjetër sallë dhe po festojnë ditëlindjen e një kolegeje.

“Deputetet e PS kane frike nga media. Po festojne ditëlindjen e nje kolegeje tek salla e grupit. Pas video pergjimeve po sulmojnë gazetaret”, tha Vokoshi.

Debate te Ekonomia/ Tabaku: Sa të jem unë këtu nuk… Përgjigjet Braçe: Nuk kam asnjë problem

Nënkryetarja e Komisionit të Ekonomisë Jorida Tabaku dhe anëtari i Komisionit të Ekonomisë Florion Mima reaguan sot asaj qe e kane cilesuar sulm verbal të kryetarit të këtij Komisioni, Erjon Braçe ndaj dy gazetareve ne mbledhjen e djeshme te komisionit.

Jorida Tabaku: z. Braçe ne u larguam dje nga Komisioni dhe nuk ishim në pjesën e dytë të tij. U njohëm nga media me faktin se dy gazetare të terrenit që janë prezent këtu në Komision ditët e fundit, ju i kërkuat të largohen nga salla. Ju duke qenë gazetar, i kuptoni mirë vështirësitë e tyre për më tepër që të dyja janë zonja. Nuk është në standardin e këtij Komisioni, të paktën për sa kohë unë jam unë këtu. Nuk është në standardin e asnjërit prej nesh këtu që të largojmë gazetarët. Unë bisedova me to dhe kuptova se ishin tepër të prekura nga ky gjest. Janë të dyja profesioniste. Të dyja nuk e mbulojnë Partinë Demokratike. Asnjëra prej tyre. Nuk më duket normale. Transparencën e munguar të qeverisë ky Komision e ka ofruar deri tani dhe shpresoj të vazhdojë i tillë. Deputetët në këtë Komision nuk ka ndodhur asnjëherë t’i përzë njeri, sepse ky komision ka etikë dhe transparencë. Por ju po e çmontoni këtë besim. Nuk e konsideroj akt normal.

Florion Mima: Medias sot i detyrohesh një scusa, një falje.

Erjon Braçe: Bëje ti, nuk ka asnjë problem.

Florion Mima: E bëj unë në emër tënd, pa asnjë problem. Edhe kur zihemi, edhe kur pajtohemi populli do të dijë se çfarë themi ne me njëri-tjetrin. Janë vajzat që ti i nxore jashtë dje që e bëjnë këtë me besnikëri, me integritet, pa i mbajtur krahun askujt. Po mos ishin ato ne nuk do të mësonim për 5 milionët që Habilajt ia kishin taksur çdo muaj Ministrit të parë të Brendshëm.

Po mos ishin ato, ne nuk do të dinim asgjë për 20 milionët e eruove që i duheshin Ministrit si kreu i një qarku. Po mos ishin ato zotëri, ne nuk do e dinim që Nazer Seiti u arratis brenda natës në bashkëpunim me qeverinë. Ne nga mediat i kemi mësuar të gjitha edhe që vëllai i Ministrit aktual është i dënuar. Ne të gjithë i detyrohemi mediave, edhe kur jemi në pushtet edhe kur jemi në opozitë. Gazetarët e nxjerrin bukën e tyre me integritet dhe ne i detyrohemi shumë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat