U dënua me 5 vite burg për tendarat e ushqimeve, ish-drejtori Zoto kërkon lirinë në Apel

Shqipëria

U dënua me 5 vite burg për tendarat e ushqimeve, ish-drejtori Zoto kërkon lirinë në Apel

Më: 22 maj 2018 Në ora: 11:47
Artur Zoto

Ish-drejtori i Burgjeve, Artur Zoto, u dënua pak ditë më parë me 5 vite burg, ka dërguar sot dosjen për apelim.

Mësohet se Zoto ka apeluar vendimin e Gjyaktës së Krimeve të Rënda e cila e dënoi atë me 5 vite burg.

Zoto u shpall fajtor me akuzën e korrupsionit,  akuzë kjo që u ngrit pas dëshmisë së ish-vartësit të tij, Iljaz Labi, i cili ka fituar statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë.

Avokati i Zotos thotë se nuk vërtetohen akuza e korrupsionit në bashkëpunim për  ish-kreun e burgjeve.

Avokati mbrojtës Ardian Leka shton se Gjykata ende nuk ka zbardhur vendimin që dënoi Zoton edhe pse kanë kaluar 10 ditë. Pritet që Apeli i Krimeve të Rënda të vendosë për këtë kërkesë të ish-kreut të Burgjeve, Artur Zoto.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat