‘Babalja’ i telefonon Agron Xhafajt, zbulohet numri i vëllait të ministrit

Shqipëria

‘Babalja’ i telefonon Agron Xhafajt, zbulohet numri i vëllait të ministrit

Më: 21 maj 2018 Në ora: 22:06
Përgjimi i Agron Xhafajt

Emisioni “Ajsberg” i gazetarit Artur Çani ka sjellë sonte detaje të reja mbi investigimin për vëllain e ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj.

Në emisionin ‘Ajsberg’ është publikuar me video momenti kur Albert Veliu kontakton Agron Xhafaj ku del emri dhe numri i vëllait të ministrit.

Gazetari Jetmir Olldashi dhe dëshmitari Albert Veliu pasi shkojnë në një fshat për të siguruar drogë dhe flasin me kryeplakun, ata nisen drejt lokalit të Agron Xhafajt por që nuk e gjejnë aty.

Albert Veliu: Shoku për mua do qe mirë të takonim atë Agronin, e kam marrë në telefon tre herë

Kështu ‘Babalja’ vendosë ta marrë në telefon Agron Xhafajn ku e thërret me nofkën “Pasha”.

Gazetari Olldashi i thotë se ai e kishte marrë tre herë deri tani dhe nuk ishte përgjigjur.

Olldashi: Po ti e kërkove tre herë atë atje ta merrje dhe në telefon

Babalja i bie në telefon Agron Xhafës.

Ky është një detaj mjaft i rëndësishëm pasi kur u publikua audiopërgjimi nga PD personazhe nga maxhoranca por edhe analistë u shprehën se nuk dukej numri dhe emri se kujt po i telefononte Albert Veliu.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat